Gonzalo Higuain u largua nga Juventusi një vit më parë, ku u transferua në formën e huazmit tek rivalët e Milanit.
Aventura tek kuqezinjtë zgjati vetëm 6 muaj, të cilët e larguan në drejtim të Çelsit. Edhe aty aventura e argjentinasit zgjati pak. Shumë media shkruajnë se për 31-vjeçarin ka pasur interes nga Roma dhe për këtë ka dalë në një intervistë vëllai i lojtarit, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i tij: “Me gjithë respektin e madh për skuadrat e tjera të Serisë A, nëse kthehet në Itali, kthehet vetëm për Juventusin, është zgjedhje personale dhe profesionale”, ka thënë vëllai i tij.

