Futboll Sport

U LARGUA NGA MILAN PAS NJË SEZONI/ Tashmë është zyrtare, Leonardo transferohet tek klubi…

Prej kohësh në të gjitha mediat përflitej se PSG kishte kontaktuar Leonardon për rolin e drejtorit sportiv tek klubi francez, por ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi për këtë lëvizje.

Leonardo do të marrë vendin e të larguarit Antero Henrike. Braziliani rikthehet në “Parc de Princ” pas 6 -vitesh. Sezonin e fundit braziliani ishte tek Milani ku pas vetëm një sezoni me kuq e zinjtë u largua duke mos i përmbushur objektivat e fillim sezonit.

Tek francezët Leonardo do të ketë dorë të lirë në merkato, për të afruar sa më shumë lojtarë cilësor. Objektivat këtë vit janë akoma më të mëdha, teksa PSG synon fitimin e Ligës së Kampionëve.

Related posts

IRONIA E FATIT/ Perla e Muzakës vjen tek krahu ku mungonte TRASHI (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Portieri Muriqi zbarkon tek klubi që ka fituar 2 herë Championsin… (FOTO)

Delo.autor

Pep Guardiola: Raiola më ofroi Pogba në janar

Sadik.Autor

Leave a Comment