Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Acarohet situata mes Interit dhe Icardit, ish-kapiteni përgatit gjyqin

Telenovela mes Interit dhe Ikardit duket se nuk ka ndërmend të përfundojë dhe i vetmi që mund ta zgjidhë këtë situatë, është Gjykata. Ish-kapiteni zikaltër duket se ka në plan të bëjë gjithçka për të qartësuar të ardhmen e tij dhe është i gatshëm t’i drejtohet edhe rrugëve ligjore për t’u larguar nga Interi.

Klubi zikaltër nuk po pranon të negociojë me Ikardin për të ardhmen e tij dhe e ka lënë pezull ndërkohë që ky i fundit nuk ka garanci nëse do të luajë këtë sezon. Konte nuk e ka në plane dhe në kushte të tilla, mediat italiane raportojnë se Ikardi ka përgatitur një denoncim kundër Interit për “mobbing”, term ky që përdoret kur një i punësuar mbahet me presion dhe nuk i jepet siguri për të ardhmen.

Ikardi synon që të përfitojë diçka në rrugë ligjore pasi dëshira e tij duket se është që të qëndrojë te Interi duke rinovuar kontratën me rritje page ose në të kundërt, të lihet i lirë të firmosë me Juventusin. Bardhezinjtë janë skuadra e vetme që duan argjentinasin pasi sjellja e tij dhe refuzimi për të zbritur në fushë i ka bërë klubet që të stepen jo pak.

Related posts

Penalltitë “halë në sy”, statistikat e Mesit nga pika e bardhë janë të tmerrshme

Sadik.Autor

DËMTIMI I MESSIT/ Inter Miami përditëson situatën e sulmuesit

F.autor

LARGIMI I DEDES/ Zbulohen prapaskenat te Tirana, “krisja” nisi që me afrimin e…

Delo.autor

Leave a Comment