Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Hajdutët sulmojnë sërish madrilenët, vidhet shtëpia e mesfushorit…

Vjedhjet në Spanjë janë kthyer në një problem të madh kohët e fundit dhe më të prekurit çuditërisht kanë qenë futbollistët dhe stafi i Real Madridit por jo vetëm. Pak ditë më parë, teksa Morata luante me Spanjën, hajdutët i kishin vjedhur shtëpinë aty ku gjendej bashkëshortja e tij duke i marrë disa gjëra me vlerë.

Sakaq, hajdutët janë bërë sërish faktor ku javën e fundit u grabit shtëpia e trajnerit Zidan dhe e mesfushorit Isko por duket se nuk do të ndalet me kaq. Mediat spanjolle raportojnë ditën e sotme se është bërë një tjetër vjedhje dhe pre ka rënë shtëpia e mesfushorit Lukas Vaskez te e cila kanë arritur të marrin disa gjëra me vlerë.

Në të kaluarën ka qenë grabitur edhe shtëpia e Mesut Ozil ndërkohë që pre ka rënë edhe Artur Melo i Barcelonës. Në fakt, shqetësim kanë pasur shpesh herë futbollistët e Napolit për grabitjet në shtëpi dhe në rrugë, por duket se këtë radhë Madridi ka arritur të marrë stafetën.

Related posts

JO MË “BIG 6″/ Anglinë e dominojnë… të vegjlit, Manchester United turpërohet në “Old Trafford” (RENDITJA)

Delo.autor

DE JONG “OFENDON” MILANIN: Nuk shkoj atje, por më PËLQEJNË “kushurinjtë” e tyre

Isa.Autor

Nuk u ngjit në Superiore, Bylisi largon dy lojtarët më të rëndësishëm

Sadik.Autor

Leave a Comment