Futboll Seria A Sport

TRE DHURATA PËR CONTEN NË MERKATON E VERËS/ Inter bën gati 120 milionë euro, ja objektivat

Interi e ka nisur me nxitim merkaton e transferimeve dhe sipas “Il Corriere dello Sport” shpreson t’i dorëzojë sa më parë Contes tri dhuratat e kërkuara nga trajneri, para nisjes së përgatitjeve në Lugano, të planifikuara për më 7 korrik.

Objektivi më i afërt duket të jetë Nicolò Barella, për të cilin zikaltrit kanë paraqitur një ofertë prej 35 milionë eurosh, plus 5 milionë të tjera bonuse.

Cagliari kërkon 50 milionë euro, por marrëveshja mes palëve duket se është vetëm çështje kohe. Vetë lojtari mezi pret të transferohet në “San Siro”.

Sigurisht, do të duhen më shumë para për ta bindur Manchester United për ta shitur Romelu Lukaku. Sulmuesi belg është ëndrra e madhe e trajnerit Conte për sulmin, teksa i ka bërë gati fanellën me numrin 9 të Icardit. “Djajtë e Kuq” e vlerësojnë Lukakun në rreth 90 milionë euro, ndërsa zikaltrit nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 70 milionë. Në fund mund të jetë përcaktues vullneti i lojtarit, që ka zgjedhur tashmë Interin.

Një tjetër objektiv madhor konsiderohet blerja e Edin Dzeko. Roma nuk do të ngrejë “barrikada” për ta mbajtur boshnjakun 33-vjeçar dhe me kontratën drejt skadimit, por kërkon 20-25 milionë euro për të. Interi ofron gati gjysmën e kësaj shifre dhe pret zyrtarizimin e drejtorit të ri sportiv verdhekuq, me të cilin do të bisedohet, për të nisur sulmin në këtë drejtim.

Së fundi, sipas “Tuttosport”, operacioni “Lazaro” është duke përparuar me shpejtësi. Hertha BSC kërkon 20 milionë euro, plus shpërblime, për austriakun, ndërsa Interi ofron 15 milionë në dorë dhe diçka më tepër në formë bonusesh. Mbyllja e marrëveshjes duket në gjysmë të rrugës. Ndërkohë, drejtori Marotta u takua me mikun e tij, Carnevali, me të cilin diskutuan për situatën e Politano-s. Zikaltrit shpresojnë të marrin 20 milionë euro dhe të “gjuajnë” dy të rinj te Sassuolo.

Related posts

Neymar i pashpirt, kështu veproi me rastin e vdekjes se Hawking

Q.Autor

U vonua 1 minutë/ Futbollisti merr DËNIMIN DRASTIK nga TRAJNERI zvicerian

Isa.Autor

DERBI I LONDRËS/ Tottenham parakalon Chelsean me gola dhe spektakël (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment