Futboll Kosova Sport

“AUTOBUZI MË I SHTRENJTË NË BOTË”/ Granit Xhaka & CO udhëtojnë me urbanin e linjës para sfidës së yjeve (VIDEO)

Do të zhvillohet sot në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfida e yjeve mes skaudrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Graniti

Mesfushori i Arsenalit dhe ai i Verder Bremenit kanë krijuar ekipet e tyre dhe do të luajnë përballë njëri-tjetrit, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirësit e futbollit.

Disa orë para sfidës, pjesëmarrësit e sfidës së yjeve, i kanë surprizuar të gjithë, teksa vendosën të udhëtonin me urbanin nëpër rrugët e Prishtinës.

Ky moment pikant, u filmua nga trajneri Ismet Munishi, i cili nuk ka nguruar ta gjuajë urbanin me të cilin po udhëtonin skuadra e Xhakës dhe ajo e Rashicës, si më të shtrenjtin në botë për momentin.

Related posts

NDËSHKOI CHIESAN ME KARTON TË KUQ NJË JAVË MË PARË/ Gjyqtarit italian i ndodh e papritura në stadiumin e Fiorentinës

Delo.autor

TË PA FAT/ Nga goditjet ne portë te pasimet e shumta, kur statistikat nuk përligjin rezultatin

Isa.Autor

Sulmuesi rikthehet titullar te Liverpool, pas 916 ditësh

Sadik.Autor

Leave a Comment