Futboll Sport

“JETOJA ME 20 EURO NË JAVË”/ Rrëfimi prekës i yllit të Chelseat: Nuk doja të luaja më futboll, ju tregoj si ma vidhnin rrogën

Zhorzhinjo është një nga lojtarët kryesor të Çelsit, por historia e tij me futbollin është vërtet shumë e dhimbshme.

27-vjeçari në një rrëfim për faqen zyrtare të klubit londinez, ka treguar historinë e tij prekëse: “Isha duke luajtur në një turne në Brazil dhe një agjent më kërkoi, ai më mori në shkollën e tij të futbollit. Ideja ishte se ai e përdori atë për të zbuluar lojtarët dhe çdokënd që ai mendonte se ishte mjaft i mirë, e mori në Itali.

Ai më mori në Itali, kur u transferova atje, ishte shumë e lehtë, sepse isha duke jetuar ëndrrën time. Gjithçka ishte krejt e re. Për 18 muaj vazhdoja rutinën shkollë, stërvitje, shtëpi me vetëm 20 euro në javë. Unë nuk mund të bëja asgjë tjetër me atë shumë parash.

Zhorzhinjo

Për shkak se Verona nuk ishte në Serie A, ata nuk kishin as ekip për të rinjtë, dhe mua më duhej të luaja për një ekip lokal të quajtur Berreti. Në kohën që luaja këtu takova një burrë brazilian dhe u afrova me të. Ai më pyeti për atë që po bëja, sa kohë kisha qenë atje dhe i thashë se po jetoj me 20 euro në javë.

Ai bëri disa hetime dhe zbuloi se agjenti im i merrte lekët dhe më jepte mua vetëm 20 euro ndërkohë që unë nuk dija asgjë për këtë. Telefonova familjarët në lot dhe i thashë nënës sime se doja të kthehesha në shtëpi dhe nuk doja të luaja më futboll. Mirëpo ajo nguli këmbë të vazhdoja sepse isha shumë afër për t’ia dalë. Kështu që qëndrova dhe pas një sezoni huazim tek Sambonifacese. Fillova tek Verona ku ndryshoj jeta ime plotësisht”, u shpreh Zhorzhinjo.

Related posts

“FALEMINDERIT VËLLA”/ Gafa e bujshme që u bë virale, portieri Strakosha u ngushëllua nga ky futbollist

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp tallet me Mourinho-n pasi Salah shënon katër golat që “vranë” Watford

Q.Autor

YLLI GIROUD NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK CHELSEA/ Agjenti nuk përmbahet, hedh sytë tek ekipi i madh i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment