Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA NIS “REVOLUCIONIN” NGA “THEMELET”/ Bardheblutë kanë edhe një sponsor të ri… teknik

Tirana rinovon gjithçka në skuadër. Duke filluar nga lojtarët e deri te stafi teknik. Burime pranë klubit bëjnë me dije se bardheblutë do të kenë ndryshime në sponsorin teknik të skuadrës.

tirana

Sponsori i vjetër “Macron” nuk do ta veshë më Tiranën. Bardheblutë kanë menduar për një sponsor të ri teknik. Bëhet fjalë për “Errea”-n. Gjithsesi, për momentin këto janë vetëm fjalë, pasi zyrtarizimi do të bëhet në ditët në vazhdim.

Klubi bardheblu kishte tri vite që vishte fanellat e “Macron”, por këtë vit ka bërë një ndryshim në bazën materiale për të ndryshuar gjithçka për një sezon që shpreson ta kthejë mes më të mirëve. Tirana pritet të ketë ndryshime edhe në fushat stërvitore me klubin që mund të investojë së bashku me FSHF-në në “Skënder Halili”. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Tirana është duke menduar për një fillim të ri.

Related posts

Ish-futbollisti çek gjendet i VDEKUR në banesën e tij, dyshohet për vetëvrasje

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Ndodh sot në KOSOVË, ekipi shënon 11 GOLA në një ndeshje

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Liverpool ndryshon melodi, Atletico Madrid mbetet jashtë. Napoli kryesues me të njëjtin “marsh”

F.autor

Leave a Comment