Futboll Seria A Sport

ZBULOHET BISEDA DHE KËRKESA NGA AGJENTJA/ Conte telefonon Wanda Narën: Meqë Icardin nuk e doni…

Armiqësitë mes Interit dhe Mauro Ikardit, vazhdojnë të jenë prezente në shtëpinë zikaltër.

Është portali pranë Interit, “FcInterNeës”, i cili zbulon se mes trajnerit Antonio Konte, dhe agjentes së argjentinasit, Vanda Nara, ka pasur një bisedë telefonike.

“Përshëndetje, jam Antonio…” – mësohet të jetë shprehur në fillim të telefon tekniku, drejtuar Vandës. Në bisedën mes tyre, Konte e ka bërë të qartë se Ikardin nuk e ka në projektin e tij, dhe ishte i vendosur as të mos e grumbullonte në Lugano, ku skuadra do të nisë përgatitjet për sezonin e ri, në 8 korrik.

Një sinjal i fortë dhe i qartë, të cilit Vanda iu përgjigj menjëherë duke i kërkuar Marotës, ta lërë të lirë Ikardin. “Meqë nuk e doni Mauron më, dhe nuk e shihni si një pjesë të projektit,  atëherë ne duam ndërprerjen e kontratës” – mësohet të jetë shprehur Vandë, në kundërpërgjigjen e saj.

Tashmë, kjo është kthyer në një lojë shahu, ku secila palë bën lëvizjen e saj, por Interi kurrsesi nuk do dëshironte që ta humbte me parametra zero sulmuesin, edhe pse vlera e tij ka rënë shumë pas mosmarrëveshje me klubin ditët e fundit.

Pas “derës” ndërkohë, gjendet sërish Juventusi, që është gati ta marrë Ikardin, e t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare, me një vlerë prej 8 milionë eurosh në sezon. Mbetet të shihet si do të shkojë “telenovela” e tij tashmë.

Related posts

NGATËRROHET DUKE BËRË KRAKASIMIN ME “PLESHTIN”/ Dembele bëhet lëmsh: Dua të fitoj 3 Champions radhazi…

Delo.autor

ZYRTARIZIMI I LAMPARD SI TRAJNER/ Vjen largimi i parë tek Chelsea, ja emri

Delo.autor

“ZGJIDHE MIRË LOKALIN TËND”/ Tifozët kërcënojnë për Krishtlindje presidentin e klubit të Serie A… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment