Futboll Seria A Sport

INTER VENDOS ÇMIMIN E SHITJES PËR ICARDIN/ Ja dy propozimet për Juventusin

Për një kohë të gjatë, Mauro Icardi është i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi dhe duket se këtë verë transferimi pritet të realizohet.

Mauro Icardi u rikthye të luajë për Interin pas heqjes së shiritit të kapitenit, por argjentinasi nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri, Antonio Conte.

Conte ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe i ka dhënë dritën jeshile kryesisë së Interit për shitjen e Icardit.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, presidenti i Interit, Steven Zhang ka njoftuar Agnellin se për shërbimet e Icardit do të duhet të paguajë 70 milionë euro.

Gjithashtu raportohet se Zhang ka ofruar edhe mundësinë e shkëmbimit të Icardit me Dybalan.

Mbetet ta shohim reagimin e Juventusit për këtë propozim.

 

Related posts

I HABIT TË GJITHTË/ Van Persie zgjedh fituesin e “Topit të Artë” 2020, Messi dhe CR7 jashtë podiumit

Delo.autor

PLAS TEK TIRANA/ Trajneri Dede braktis skuadrën “Bardheblu” para ndeshjes. Ja arsyeja e largimit… (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E KAPITENIT LARG REAL MADRID/ Sergio Ramos tundohet nga oferta në Kinë, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment