Futboll Sport

Xhaka “shfryn” ndaj medieve: Spekulim, kurrë nuk kam pasur kontakt me Interin

Granit Xhaka ka mbajtur një konferencë për media para takimit të yjeve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Mesfushori i Arsenalit ishte “kapiteni” i skuadrës, duke e udhëhequr përballë ekipit të krijuar nga ylli i kombëtares së Dardanëve, Milot Rashica.

Por, në këtë muaj, merkato është ajo që ka më shumë interes dhe Xhaka nuk mbetet jashtë këtyre zërave. Të shumtë janë thashethemet që e lidhin yllin e Arsenalit me një kalim në Seria A në radhët e Interit, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kapiteni i Zvicrës.

“Është diçka për të cilat gazetat kanë shkruar, por nuk ka asgjë të vërtetë. Unë kurrë nuk kam pasur kontakt me Interin. Janë vetëm spekulime. “-tha Xhaka.

Mbetet të shihet e ardhmja e Xhakës, që ka një kontratë deri në qershor 2023 me Arsenalin.

Related posts

MILAN – NAPOLI/ “Kuqezinjtë” do të synojnë të ruajnë vendin e katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FSHF nxjerrë në shitje biletat për miqësoren me Uellsin, zbuloni çmimet për të parë Kombëtaren

Isa.Autor

U BLE PËR 38 MILIONË EURO/ Por Napoli e ka “kalbur” në stol, Simeone kërkon ta ringjallë!

Delo.autor

Leave a Comment