Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TRIUMFON NË MIQËSORE/ Kombëtarja e femrave dominon ndaj Maqedonisë së Veriut, ja rezultati

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Ohrit.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 me gola të Arbiona Bajraktarit në minutën e 8-të dhe Qëndresa Krasniqit në minutën e 45-të.

Vajzat e Kombëtares e kanë dominuar ndeshjen, po ashtu në minutën e 20-të, portierja Rexhepi priti një penallti.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes Shqipëria e femrave ka vijuar të njëjtin ritëm të lojës, dhe në minutën e 73-të, Rrahmani shënon golin e tretë për vendin tonë.

Maqedonia e Veriut shënoi golin e vetëm në minutën e 73-të me anë të Gentjana Rochit.

Shqipëria e femrave zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Curraj, Bajraktari (c), Maliqi, Hashani, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.

Related posts

ZBULON TALENTIN QË DO TË ZËVENDËSOJË DAVID SILVAN/ Flet Guardiola: As për 500 milionë euro…

Delo.autor

FOTO/ “Superiore, po vijmë!”, Ze Maria përgatit rinovimin e kontratës me Tiranën?

Sadik.Autor

Gjoka kërkon guxim e sakrificë nga kuqeblutë në transfertën e Kamzës

Q.Autor

Leave a Comment