Futboll Sport

MESSI DHE CR7 JANË MILIONA LARG/ Fanella më e shtrenjtë në botë është e… Babe Ruth (FOTO)

Kur flitet për veshmbathje sportive të shtrenjta, mendja të shkon direkt te fanellat e futbollistëve më të njohur në botë. Një fanellë me autograf e Lionel Mesit apo Kristiano Ronaldos kushton disa mijëra euro për koleksionistët e objekteve të tilla dhe sa më shumë kthehesh në kohë me fanellat e emrave si Maradona apo Pele, shifra rritet gjithnjë e më shumë. Por askush nuk arrin legjendën Bejb Ruth, i cili në fakt nuk ishte as futbollist.

Një fanellë e veshur prej bejsbollistit të famshëm të fillimit të shekullit të kaluar, ka thyer rekordin e veshmbathjeve sportive duke u bërë më e shtrenjta e të gjitha kohëve, pasi u shit për 5,64 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork të shtunën. Ai e kishte veshur këtë fanellë Me Nju Jork Jenkis në vitin 1928-1930 dhe në ato vite kujtohet si një nga yjet e parë të sportit botëror që u bë shembull për brezat në vijim.

Në fakt, një fanellë e Bejb Ruth që ai kishte veshur në vitet e tij me Nju Jork Jenkis ishte rekordmenia e mëparshme, pasi ishte shitur 4,4 milionë dollarë në vitin 2012.

Fanella e cili vendosi rekordin e ri, u vu përkrah 400 objekteve të tjera të karrierës së Ruth, të cilat ishin çuar në këtë ankand që u zhvillua në stadiumin e Jenkis nga vetë familjarë të tij apo koleksionistë që i kishin ruajtur prej shumë vitesh. Identiteti i blerësit, apo edhe pronarit të mëparshëm të kësaj fanelle, nuk është bërë i ditur.

 

Related posts

Klevis Dalipi: Partizani synon edhe vendin e dytë, sulmi të bëjë më shumë

Q.Autor

SUPERIORE/ Ja renditja pas javës së dytë, ka surpriza…

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA NDAJ FREIBURG/ Werder Bremen i kujton lëvizjen fantastike të Rashicës në ndeshjen e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment