Futboll Sport

“EURO 2020” U-21/ Poloni-Belgjikë, bollëk golash në sfidën hapëse

Nisi me bollëk golash dhe sigurisht me spektakël Europiani i 21-vjeçarëve që po zhvillohet në Itali dhe San Marino.

Në ndeshjen hapëse, sfidë e vlefshme për Grupin A ku bëjnë pjesë edhe dy nga favoritet për trofeun, Spanja dhe Italia, Polonia mposhti 3-2 me përmbysje Belgjikën.

Leya i dha avantazhin belgëve në minutën 16-të, avantazh mëse i merituar ky për “Djajtë e Kuq”, pasi Belgjika e nisi me marshin e 5-të sfidën.

Belgët shpërdoruan shumë raste, por nuk gjetën dot golin e dytë. Me kalimin e minutave te skuadra e Walem filloi të ndihej lodhja për fillimin e shpejtë dhe aty Polonia u tregua dinake, duke ndëshkuar belgët me 3 gola, 1 në pjesën e parë dhe 2 në pjesën e dytë.

Autorët e golave për polakët ishin Zurkowski, Bielik dhe Szymanski.

Belgjika u përpoq të rikthehej në ndeshje me golin e Cools në të 84-ën, por që nuk mjaftoi për të marrë qoftë edhe një pikë në këtë sfidë, pasi gjithçka u mbyll me fitoren 3-2 të Polonisë.

Related posts

HUMBI DJALIN/ Tifozët e Liverpool injoruan rivalitetin dhe nderuan Ronaldon me gjestin fenomenal (VIDEO)

F.autor

NEYMAR “SHPËRTHEN/ Lojtari “flet “pa respekt” për arbitrin e ndeshjes Napoli-PSG

Isa.Autor

IRRITOHET IBRA/ Kam më shumë gola unë se ndeshje ai (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment