Futboll Sport

NEYMAR I BEFASUAR/ PSG-ja e gatshme të dëgjojë ofertat për shitjen e brazilianit

Nuk ka qetësi për tifozët e Paris Saint-Germain.

Klubi po lëshon sinjale të fortë dhe për të parën herë që prej transferimit të tij në vitin 2017, Neymar mund të jetë shumë pranë largimit nga Parisi.

E përditshmja franceze L’Equipe pretendon se klubi është gati të dëgjojë ofertat për yllin i cili ka pësuar tre dëmtime serioze brenda dy viteve të fundit.

Pronarët nga Katari e kanë cilësuar brazilianin si një lojtar që nuk po ndihmon skuadrën në momentet kritike dhe shitja e tij është vetëm çështje kohe.

“L’Equipe” pretendon se i vetmi i paprekshëm te PSG është Kylian Mbappe. Drejtuesit do të bëjnë çmos për ta mbajtur kampionin e botës, madje do të shisnin edhe Neymar.

Real Madrid dhe Barcelona janë dy destinacionet e mundshme të Neymar.

Related posts

De Gea i fiksuar pas Realit, shtyn agjentin ta transferojë në Madrid

Q.Autor

Juventusi sfidon klubet e Milanos dhe Napolin për yllin e Belgjikës

Sadik.Autor

STATISTIKA/ Rikthehet “Pazza Inter”, zikaltërit janë të parët në këtë sezon të Serisë A për…

Delo.autor

Leave a Comment