Futboll Seria A Sport

PLANET E MERKATOS JANË MIRATUAR/ Interi s’do presë Icardin, gati firma me 4 lojtarë

Planet e merkatos interiste janë “miratuar” prej kohësh. Duke përjashtuar shitje të papritura apo shkëmbime të favorshme, strategjia e akorduar mes Antonio Kontes, drejtorit sportiv Auzilio dhe administratorit të deleguar Xhuzepe Marota parashikon 4-5 blerje. Një e pestë do nevojitet në rast largimi të Mauro Ikardit.

GATI PËR GRUMBULLIMIN – Pasi siguroi trajnerin me një sakrificë të madhe ekonomike, do veprojë po në të njëjtën mënyrë me skuadrën. “Suning” i ka garantuar Kontes një buxhet prej 120 milionë eurosh për merkaton. Trajneri kërkon një skuadër konkurruese dhe sa më të kompletuar në prag të angazhimeve verore, pra që nga momenti i grumbullimit të skuadrës në Lugano në datat 8- 14 korrik.

Suning

EMRAT – Falë transferimit me parametër zero të Diego Godinit, nuk do ndërhyhet në mbrojtje. Për repartet e tjera emrat janë pikasur prej kohësh. Në sulm, siç dihet, objektivat janë Edin Xheko dhe Romelu Lukaku. Boshnjaku mund të jetë blerja e parë, për 10-12 milionë euro plus një talent si shkëmbim. Ndërsa për belgun nevojiten 80 milionë.

Lukaku-Xheko

Në mesfushë kandidati i vetëm është Nikolo Barela. Mesfushori është i bindur nga projekti zikaltër, por mbetet një distancë mes kërkesës dhe ofertës. Kaljari kërkon 50 milionë,

nikolo barela

Interi së fundmi ka ofruar 36 plus 4 si bonuse lehtësisht të arritshëm dhe 10 të tjerë në rast fitoreje të titullit apo Champions-it. Në krahun e djathtë po ndiqet Valentino Lazaro i Hertës së Berlinit. Gjermanët duan 20 milionë, zikaltrit po këmbëngulin për 17. Këto janë përparësitë, kur të jenë plotësuar do tentohet edhe një rezervë për Marselo Brozoviç.

Related posts

VAZHDOJNË ME GODITJET NË MERKATO/ Ronaldo i sugjeron Juventus të marrë mesfushorin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Trajneri i PSG-së kërkon të sjell në Parisë, mbrojtesin e Bayern Munich

Sadik.Autor

Maradona e injoroi, Montella i përgjigjet

Q.Autor

Leave a Comment