Futboll Seria A Sport

KOMPLEKSI “THE CORNER”/ Interi prezanton zyrat e reja, ja ambientet e luksit (FOTO)

Interi ka prezantuar sot zyrat e reja, të cilat ndodhen tashmë në zonën e “Porta Nuova”, simboli i ri i Milanos globale dhe teknologjike.

Nën hashtagun “Not For Every One”, i njëjti që u përdor për prezantimin e Contes, zikaltrit treguan ambientet ku tashmë janë zhvendosur zyrat e reja të klubit.

Bëhet fjalë për 5 katet e fundit të kompleksit të quajtur “The Corner”, ndërsa në pronësi të klubit zikaltër është gjithashtu edhe një tarracë spektakolare, që shikon Milanon “që nga Madoninna, deri në “San Siro””.

Në ambientet e reja dominojnë ngjyrat zikaltër dhe foto të legjendave të shumta të klubit, bashkë me “palmaresin” e trofeve të panumërt, ndërsa edhe reagimet e para të fansave kanë qenë vërtetë mjaft të mira, për zyrat e reja të Interit.

 

Related posts

LAMTUMIRA E SULMUESIT LEAO NGA SPORTING/ Ylli i Milan-it kthehet në çështje në Portugali, ja shkaku…

Delo.autor

Përshëndetja mes lotëve e Buffonit me tifozët e Juventusit (FOTO)

Sadik.Autor

Tuchel kërkon përforcime te Paris Saint-Germain

Sadik.Autor

Leave a Comment