Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Kampionë pas 26 vitesh, Bayern Munich uron Partizanin (FOTO)

Bajerni i Mynihut ka uruar Partizanin, për titullin kampion, të cilin e fitoi pas plot 26-vitesh.

Përmes një statusi në faqen zyrtare të “Facebook-ut”, klubi i kuq, ka bërë me dije se kampionët gjermanë, kanë përgëzuar Partizanin, për këtë arritje.

Ky mesazh urimi është dërguar nga kryetar i Bordit Ekzekutiv, Karl Heinz Rumenige, në drejtim të Gazment Demit, presidentit të Partizanit.

Statusi i plotë i Partizanit:

“GJIGANDËT GJERMANË FC BAYERN MYNIH, MESAZH URIMI KAMPIONËVE TË SHQIPËRISË

I nderuar Z.Gazment Demi

Në emër të Klubit të Futbollit Bayern Mynih dëshiroj të përgëzoj FK Partizanin për fitimin e titullit Kampion të Kategorisë Superiore për sezonin 2018 – 2019. 
Një sukses i shkëlqyer!

Karl Heinz Rumenigge 
Kryetar i Bordit Ekzekutiv”.

Related posts

EURO 2024/ Hoxha motivon skuadrën: Vetëm për fitore ndaj Spanjës, Shqipëria mund të kalojë grupet

F.autor

E BUJSHME/ Nëse dështon me “Ekuban”, Partizani në sulm për lojtarin e Torinos

Isa.Autor

U AFRUA ME BUJË TEK REAL MADRID/ Pas mungesës së gjatë, ja kur rikthehet Hazard në fushë

Delo.autor

Leave a Comment