Futboll Premier League Sport

“ÇMENDET” LIVERPOOL NË MERKATO/ Klopp kërkon në ekip sulmuesin e “Katalanasve”…

Një ide e “çmendur” ka lindur në mendjen e Liverpulit, pasi do të kërkojë të blejë nga Barcelona, francezin Usman Dembele.

22-vjeçari nuk e ka gjetur asnjëherë veten te katalanasit dhe nuk ka shfaqur talentin dhe potencialin e tij të vërtetë aty. Kështu që klubi spanjoll mund ta shesë gjatë verës.

Siç raporton “Teamtalk”, kjo është një ide e Jurgen Klop, i cili beson se te Liverpuli do të gjejë veten dhe do të shndërrohet në atë lojtarin shpërthyes që ishte te Dortmundi në 2017-ën.

Problemi në këtë çështje qëndron te çmimi i kartonit të lojtarit, i cili është blerë 125 milionë euro nga Barcelona, e cila nuk pranon oferta më të vogla se kjo.

Related posts

“VULOS FATIN TEK DJAJVE TË KUQ”/ Solskjaer: Kontrata ime aty ka përfunduar, ja e ardhmja ime

Delo.autor

Ylli argjentinas: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga

Q.Autor

E FUNDIT/ I plotësohet DËSHIRA MESSIT, ja kush po LARGOHET nga “Camp Nou”

Isa.Autor

Leave a Comment