Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Falë sezonit të shkëlqyer, Milan kërkon mesfushorin e Kombëtares…

Emanuele Ndoj ishte një nga protagonistët kryesorë të suksesit të këtij sezoni me skuadrën e Breshias. Këta të fundit arritën të ngjiteshin në Serinë a, teksa mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ishte një titullar i rregullt, duke marrë në patronazh mesfushën e Breshias.

Ndërkaq, falë sezonit të shkëlqyer, Ndoj ka fituar vëmendjen e disa klubeve të cilat e shohin 22-vjeçarin si një lojtar me shumë perspektivë.

Në fundmi nga mediet italiane është mësuar se Milani është e interesuar për shërbimet e Ndojit. Projekti i ri i kuqezinjve me trajnerin e ri Xhampaolo do të jetë i mbështetur kryesisht te futbollistët e rinj dhe mesfushorit i ka dalë emri në merkaton e Milanit.

Ndërkaq, duket se Ndoji e ka të sigurt largimin nga Breshia, kjo edhe për shkak se menaxheri i lojtarit ka marrëdhënie të këqija me presidentin Çelino.

Ndërkaq, për Ndojin nuk përjashtohet as pista që e dërgon lojtarin drejt Bolonjës, teksa këta të fundit kanë shprehur interesimin për shqiptarin.

Related posts

SHKAKU I DËSHTIMIT/ “MOU” dhe 5 kërkesat që klubi s’i plotësoi portugezit

Isa.Autor

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Klopp: Djemtë u treguan të jashtëzakonshëm, mënyra si…

Delo.autor

Juve-Milan, statistikat e përplasjeve në Kupë

Sadik.Autor

Leave a Comment