Futboll Sport

E FUNDIT/ Luis Enrique largohet nga stoli i kombëtares Spanjolle, ja kush e zëvendëson

Luis Enrike nuk do të jetë më trajner i Spanjës. Tekniku 49-vjeçar është larguar nga drejtimi i kombëtares iberike për shkak të disa problemeve familjare që ka pasur kohët e fundit.

Ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, që nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp, njoftoi largimin e Enrike, pa u mbushur ende 1 vit në drejtimin e skuadrës.

Ndërkohë është emëruar edhe trajneri i ri që do të drejtojë kombëtaren spanjolle deri në fund të Euro 2020. Ai do të jetë Roberto Moreno. Ai mbante aktualisht postin e zv.trajnerit, ndërkohë që i është besuar timoni i ekipit kombëtar.

Related posts

Guardiola: Nuk është tragjedi nëse City nuk fiton Champions League

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Sarri: Këtë herë rezultati ishte më i mirë, por kemi…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ MAVRAJ firmos për 2 vite me klubin grek, i bashkohet BASHËS

Isa.Autor

Leave a Comment