Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pas 18 vitesh, Fernando Torres i jep fund karrierës në futboll

Fernando Torres ka njoftuar fundin e karrierës në futbollin aktiv.

Sulmuesi spanjoll, që vesh fanellën Sagan Tosu, njoftoi se të dielën e ardhshme do të jetë ndeshja e tij e fundit në karrierën e tij të gjatë dhe profesionale.

“Unë kam për t’iu komunikuar diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh emocionuese, ka ardhur koha të përfundoj karrierën time. Të dielën e ardhshme, në ora 10:00, do të ketë një konferencë për shtyp, ku lojtari do të shpjegojë arsyet”, thuhet në një postim të futbollistit në Tëitter.

Torres gjatë karrierës së tij, ka veshur fanellat e Atletico Madrid, Liverpool, Chelsea dhe Milan.

Related posts

“PARTIZANIN DO TA SHOHIM TË DIELËN”/ Flet Presidenti Gaz Demi: Nuk jam i zhgënjyer nga starti, kemi…

Delo.autor

MESSI APO RONALDO? Scholes na befason të gjithë: Ja futbollisti më i mirë…

Delo.autor

ROSSI REALIST/ U rrëzova për fajin tim, do kish qenë fitorja më e bukur e karrierës

Isa.Autor

Leave a Comment