Futboll Premier League Sport

VENDOS TË LARGOHET NGA “DJAJTË E KUQ”/ Trajneri Solskjaer miraton shitjen e Pogba tek klubi…

Një nga aferat më të mëdha të kësaj merkatoje do të jetë e ardhmja e Pol Pogba. Mesfushori është i vendosur të largohet nga Mançester Junajtid, teksa këtë fakt e vërteton në çdo intervistë duke u shprehur se mund të jetë momenti i duhur për të provuar një eksperiencë të re. Ditën e sotme, sipas medieve angleze ka pasur një zhvillim të ri për francezin.

Nëse deri pak kohësh, Junajtid ishte kundër largimit të Pogba dhe kërkonte me çdo kusht të mbante larg klubet pretendente, tashme klubi dhe trajneri Solskjaer kanë menduar se do të jetë më fitim prurëse ta lejojnë 26-vjeçarin të largohet, teksa të ardhurat e mesfushorit mund të investohen sërish në merkato.

Sakaq, do të jenë një garë e ashpër ajo mes Realit dhe Juventusit për të siguruar shërbimet e lojtarit. Bardhezinjtë do të mundohen të shfrytëzojnë lidhjen me të shkuarën, ndërsa edhe agjenti i lojtarit Raiola është një bashkëpunëtor i ‘Zonjës së Vjetër’.

Related posts

RRËFIMI I MBAPPE/ Rikujton përballjen me Belgjikën, ja kush është lojtari që e ka impresionuar…

Isa.Autor

BARCELONA-ESPANYOL/ Messi gati të nis nga minuta e parë në derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TRIUMFON ME GOLEADË NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Endri Çekiçi shënon super gol nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment