Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ U afruan sezonin e kaluar, Gjilani ndërpret bashkëpunimin me dy ish-futbollistët e Superiores

Dy futbollistët shqiptar, Ardit Hila dhe Arbër Çyrbja do të largohen nga skuadra e Gjilanit pas vetëm 1 sezoni të luajtur me skuadrën kosovare.

Mesfushori Hila u transferua tek skuadra e Gjilanit pas vetëm 1 sezoni me Prishtinën, por nuk mundi të lërë dot gjurmë duke vendosur të rikthehet tek skuadra kryeqytetase. Ndërsa sulmuesi Çyrbja u transferua tek skuadra kosovare pas disa aventurave në Superiore me skuadra si Teuta dhe Kukësi.

Gjilani nuk zhvilloi një sezon të mirë duke u renditur në vendin e 4-ët në kampionat, teksa drejtuesit kosovarë po mendojnë të krijojnë një skuadër fituese për sezonin tjetër, duke nisur më parë fushatën e largimeve më pas atë të afrimeve.

Related posts

TIRANA – FLAMURTARI/ Fusha si “pishinë”, ndeshja e Kupës shtyhet për nesër (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI VALVERDE RREZIKON SHKARKIMIN/ Barcelona nis kontaktet me Xavi Hernandez!

Delo.autor

FRANCË-GJERMANI,MBARON PJESA E PARË/ Toni Kroos po i jep fitoren Panzerave

Isa.Autor

Leave a Comment