Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

“I EMOCIONUAR ME BLERJET E REJA”/ Flet Zidane: Nuk ka pushime, mezi po pres t’i shoh…

Ishte ekzaktësisht një vit më parë. Pasi fitonte Champions-in e tretë radhazi, Zinedin Zidan dorëhiqej nga stoli i Realit. I lodhur, por ndoshta edhe duke kuptuar se klubi kishte nevojë të rindërtohej, francezi u tërhoq nga ndoshta detyra më e rëndësishme për një trajner në botë.

Gjashtë muaj më vonë, ai u rikthye me objektivin për të rindërtuar klubin që vuajti gjatë sezonit të fundit. Një proces që do të nisë të hedhë hapat e parë në turneun e kësaj vere të “International Champions Cup”. “Është një sezon i ri, një sezon i rëndësishëm dhe ne rikthehemi me iluzionin dhe emocionin e të qenurit të aftë për të fituar sërish”, tha Zizu gjatë një interviste me presidentin e “ICC”, Çarli Stilitano. “Nuk ka pushime për ne. Kemi ardhur këtu për të punuar. Është shumë e rëndësishme që të kemi një sezon të mirë vitin e ardhshëm”, shtoi trajneri. Hazard, Joviç, Mendi janë disa nga emrat që do të përforcojnë skuadrën këtë sezon. “Nuk janë tifozët të vetmit të emocionuar, por edhe unë. Kjo është diçka shumë interesante”, komentoi 46-vjeçari, duke shtuar se blerjet e reja do të luajnë një rol të rëndësishëm këtë verë: “Sigurisht.

Ky është plani ynë. Prandaj i kemi blerë që tani këta lojtarë, kështu që ata ta kryejnë me ne fazën përgatitore. Siç e dini, kjo pjesë është shumë e rëndësishme për një futbollist. Rëndësi ka që ata janë me ne që prej ditës së parë. Ata kanë luajtur ndeshje me kombëtaret e tyre, por do të kenë një muaj kohë për pushime dhe do të jenë me ne”. Reali do të ndeshet me Bajernin, Atletikon dhe Arsenalin në “ICC”: “Përgatitjet ndaj këtyre rivaleve janë të rëndësishme. Ato janë të gjitha ekipe të ndryshme, një angleze, spanjolle dhe gjermane.

Organizatorët bënë një punë të shkëlqyer duke përzgjedhur skuadrat më të mira. Është e rëndësisme të fitosh ndaj më të mirëve. Gjermanët janë fizikë, anglezët gjithashtu, spanjollët luajnë ndryshe nga ekipet angleze. Do të ketë një përzierje futbolli”. Për herë të parë në histori, një derbi madrilen mes Realit dhe Atletikos do luhet në SHBA: “Është një ndeshje shumë e mirë për të gjithë tifozët, veçanërisht në Nju Jork. Për klubet gjithashtu, sepse duam t’u japim tifozëve një imazh të mirë për Madridin. Do luajnë dy skuadra shumë të mira”. Pastaj edhe pyetja nëse është më e vështirë të përballesh me Simeonen lojtar apo trajner? “Mendoj se është më e vështirë për të luajtur kundër tij tani si trajner. Sepse kur ishte futbollist, ai ishte një nga 11 lojtarët, si unë. Kam shumë respekt për të, punën dhe karakterin”.

Related posts

SA PIKË MORËN MESSI DHE CR7? Ja lista e plotë për çmimin e UEFA-s

Delo.autor

“EL CLASICO” E LEGJENDAVE/ Real Madrid mposht Barcelonën me përmbysje

Delo.autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Tirana tregon forcën dhe mposht Vllazninë në “Loro Boriçi”

Delo.autor

Leave a Comment