Futboll Seria A Sport

LUKAKU, BARELLA DHE GODIN/ Ja si mund të jetë formacioni i Interit për sezonin e ri (FOTO)

Interi me Antonio Konten në pankinë, do të jëtë një nga skuadrat më interesante sezonin që vjen në Serinë A dhe jo vetëm.

Trajneri italian nuk është kërkues vetëm në fushën e lojës, por ai kërkon dhe jashtë saj, duke “shtrydhur” bashkpuntorët e tij për merkaton.

“Gazzeta Dello Sport”, ka publikuar formacionin e mundshëm të Interit, për sezonin që vjen, ku bien në sy emra si Lukaku, Barela, Godin dhe padyshim skema tradicionale e Kontes 3-5-2.

Në portë do të jetë i palëvizur Samir Handanoviç. Mbrojtja do përbëhet nga Godin, De Vrij dhe Shkriniar.

Laxari dhe Perisic do të jenë anësorët. Ndërkaq në mesfushë do ketë dy emra të rinj pranë Brozoviçit, bëhet fjalë për Barelën dhe Sensin. Sulmi do të ketë dy gjigantë si Xheko dhe Lukaku.

Tashmë mbetet të shihet nëse dëshirat e Kontes plotësohen dhe do të kemi një Inter të ri sezonin që po vjen.

Related posts

LIGUE 1/ Neymar stërvitet me grupin për herë të parë pas dëmtimit

Sadik.Autor

PROBLEME FIZIKE PËR MBROJTËSIN/ Te Real Madrid “kryqëzojnë gishtat”

F.autor

Botërori 2018/ Gara për ‘Këpucën e Artë’ është një çështje e Bundesliga

Sadik.Autor

Leave a Comment