Futboll Premier League

Manchester City rivalizon Arsenalin, gati shërbimet për sulmuesin Benzema

Gjiganti anglez, Manchester City, është gati ta rivalizojë Arsenalin në lidhje me shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Benzema ka luftuar për formën e tij më të mirë viteve të fundit dhe sidomos këtë sezon.

Paraqitjet e tij të luhatshme me Realin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve kanë bërë që ai të vihet në tehun e kritikave.

Megjithatë, ofertat në drejtim të sulmuesit francez nuk mungojnë edhe përkundër formës së tij jo të mirë.

Benzema nuk është në formën më të mirë këtë sezon.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Benzema ka oferta në tavolinë për të lënë kryeqytetin e Spanjës.

Interesim i skuadrës së madhe angleze, Arsenalit dhe Paris Saint-Germain është i gjatë dhe njihet që moti.

Të dy klubet kanë ndjekur Benzeman për një kohë të gjatë dhe do të jenë të gatshëm të nënshkruajnë me atë.

Ish-sulmuesi i Lyonit thuhet se ka oferta nga Arsenali i Arsene Wengerit dhe PSG e Unai Emeryt, por për të fituar shërbimet e tij do ta kenë të vështirë pasi tani kanë një rival të fortë, Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Related posts

​City mund bindshëm Arsenalin në finale të Kupës, fiton titullin e parë (VIDEO)

Q.Autor

Kontrolle mjekësore për Strakoshën, në dyshim për Dinamon e Kievit

Q.Autor

Tifozëve të Milanit u humbet durimi me yllin e ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment