Futboll Premier League Sport

ARRITI TË BËJË MREKULLINË NË CHAMPIONS/ Klopp mesazh rivalëve: Ky është vetëm fillimi për Liverpool…

Jurgen Klop arriti të bëjë mrekullinë, me Liverpulin e tij duke triumfuar në Ligën e Kampionëve për herën e 6 në histori të klubit.

Gjermani ka ndërtuar me të vërtetë një skuadër shumë të fortë, për çdo kundërshtar, dhe ai shprehet se ky është vetëm fillimi. Në një intervistë për kanalin zyrtar të Liverpulit ai shprehet : “Gjëja më e rëndësishme për tifozët e Liverpulit kur ata janë duke kujtuar kujtimet e këtij sezoni, është të kujtojmë se ky është vetëm fillimi dhe jo një fund. Madridi nuk ishte kapitulli i fundit për ne, mendoj se ne do të vazhdojmë të shkruajmë historinë.”klop

Ky është me të vërtetë një mesazh për rivalët, të cilët menduan se pas fitimit të Ligës së Kampionëve , nuk do të kishim përsëri një Liverpul të fortë. Gjithashtu Klop vazhdon më poshtë ku shprehet :  “Kur ishim duke ecur nëpër Liverpool me trofeun, në atë magji të së dielës, fjalët që dëgjova më shumë ishin: ‘Ne kurrë nuk do të ndalemi!’ Kjo është arsyeja pse ky ekip dhe drejtuesit, duhet të vazhdojnë të shkruajnë historinë. Ne arritëm në këtë pikë, sepse ishim të uritur .Le të marrim gjithë gëzimin nga kjo fushatë dhe ta kthejmë atë në njohuri, kështu që ne mund ta bëjmë përsëri. Pra, le t’i duam kujtimet dhe t’i përdorim ato për të formuar të ardhmen tonë. “- shtoi në fund tekniku gjerman.

Related posts

SI KURRË MË PARË/ Solskjaer mesazh direkt për futbollistët e tij: Është në dorë të tyre që të…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ PSG hidhet në sulm për të transferuar yllin e Barcelonës…

Delo.autor

NUK NDALET REAL MADRID/ Rodrigo shënon 3 minuta pas golit të parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment