Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Conference League: Mbyllet ndeshja Vllaznia-AEL Limassol. Rezultati 0-1

Duke filluar nga ora 21:00, Vllaznia do të zbresë në fushë përballë rivalëve qipriotë të AEL Limasolit për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Shkodranët pas humbjes 1-0 në sfidën e parë, kanë të gjitha mundësitë për të përmbysur rezultatin dhe pse do të jetë e vështirë. Vllaznia tregoi se është ekip me shpirtin e garës, duke përmbysur boshnjakët e Shirokit pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë.

Sigurisht, një mbështetje e madh do të vijë dhe nga tifozët mbrëmjen e sotme, pasi priten të jenë 6 mijë mbështetës të shkodranëve në ‘’Loro Boriçi’’ për këtë takim. Trajneri Brdariç ka zgjedhur një formacion 4-3-3 për sfidën e sotme, ku blerja më e re Liridon Latifi do ta nisë si titullar ndeshjen.

 

VLLAZNIA-AEL 0-1

19′ Shçepoviç 

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të AEL.

90’+3’ Jonuzi godet përsëri shtyllën. e pafat Vllaznia në këtë ndeshje.

86’ Momente tensioni në fushë, tifozët gjuajnë me shishe nga tribuna kryesore dhe godasin një lojtar kundërshtar, duke acaruar stafin e Vllaznisë që i kundërvihet mbështetësve.

84’ Përsëri Çoba shfaqet rrezikshëm në zonë dhe gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin.

75’ Çoba i shkon shumë afër barazimit kur pas një topi nga thellësia tenton portën, por portieri kundërshtar e ndal edhe pse me vështirësi, me sferën që i shpëtoi një herë nga dora.

66’ Dilaver i afrohet golit të barazimit teksa gjuan me kokë pas një harkimi të Latifit, topi përplaset në shtyllë e shkon në duart e portierit.

66’ Hoxhaj në anën e kundërt nis një harkim në zonë, por Dilaver nuk e shfrytëzon.

65’ Pele i sapofutur në lojë provon të gjejë portën, por godet rrjetën e jashtme.

59’ Ka hapësira për Çobën dhe Dilaver, ndërsa largohen Kruja dhe Kaleziç.

54’ Vllaznia sulmon më shumë në këto minuta dhe rrezikon sidomos me goditje standarte. Latifi dhe Imami i afrohen portës kundërshtare, pir nuk kalojnë dot mbrojtjen e ngjeshur të qipriotëve.

49’ Shçepoviç në të djathtën gjen hapësirën dhe nis një gjuajtje-kros në zonë, me Zogoviç që nuk mban sferën brenda kufijve të fushës.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime te shkodranët.

45’+7  Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të AEL.

45’+5’ Pas një goditje nga këndi, Gurishta nuk arrin të devijojë me kokë drejt portës së miqve të cilët nisin një kundërsulm të shpejtë, por ndalen nga ndërhyrja e Jonuzit.

45’ Jepen 6 minuta shtesë si pasojë e ndalesave të shumta.

44’ Teikseira nuk ia del pas një dëmtimi dhe i lë vendin në fushën e lojës Sotiriou.

41’ Latifi shpërdoron përsëri një mundësi të mirë për të shënuar. Këtë herë është një harkim i Krujës nga e djathta i cili gjen sulmuesin, Latifi gjuan me kokë i vetëm para portierit por çon topin mbi traversë.

34’ Mundësia më e mirë për Vllazninë vjen nga një aksion i Bulatoviç në krah. Ai pason për Latifin në qendër por sulmuesi gabon kontaktin me sferën dhe e dërgon atë në duart e portierit qipriot.

30’ Latifi vazhdon të krijojë probleme për ekipin qipriot dhe një kundërsulm i tij sjell kartonin e verdhë të Tekseira.

27’ Bulatoviç e Kaleziç shpëtojnë Vllazninë nga një situatë e vështirë pas një aksioni të qipriotëve që u shfaqen me shumë lehtësi para portës së Zogoviç, por u ndaluan nga ndërhyrjet e dy lojtarëve të Vllaznisë.

28’ Latifi lëviz mirë në të djathtën dhe pas një tentative, fiton një goditje nga këndi, duke “zgjuar” kuqeblutë.

26’ Harkim i Krujës për Gurishtën i cili provon me kokë, por devijon sferën lehtë për portierin e miqve i cili kontrollon.

19’ Pësojnë gol shkodranët me mundësinë e parë të miqve. Shçepoviç niset në pozicion të diskutueshëm dhe para Zogoviç nuk fal, 0-1.

12’ Shçepoviç vazhdon të rrezikojë me lëvizjet e tij në mesfushë, duke detyruar Krymin të shkaktojë faull ndaj tij për të ndaluar një iniciativë të qipriotëve.

7’ AEL rrezikon portën e shkodranëve me një goditje dënimi të Torres, por prapavija largon, me Jonuzin i cili spastron zonën.

5’ Janë menjëherë shkodranët që krijojnë panik në prapavijën e qipriotëve, me Euler i cili ndëshkohet me të verdhë shumë shpejt pas ndërhyrjeve ndaj Latifit.

2’ Menjëherë rrezikshëm shkodranët me dy harkime në zonën kundërshtare.

1’ Nis ndeshja në Shkodër.

Related posts

“MOURINHO NUK ËSHTË ATY PËR VENDIN E TRETË”/ Moratti: Ronaldo? E bëri pjesën e tij tek Juventus, shënoi…

Delo.autor

“ZIZU ËSHTË KAMPION, UNË JAM ME FAT”/ Diego Simeone: Ne favoritë ndaj Realit? Nuk komentoj

Delo.autor

Skënderbeu e quan trillim lajmin: UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar ndaj nesh

Sadik.Autor

Leave a Comment