Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA NDAJ PORTOS NË CHAMPIONS/ Nedved: Rikthimi i Ronaldos në Portugali do të jetë më i bukur se kurrë

Juventusi, skuadra më me fat e shortit të djeshëm në Nion, pasi peshkoi Porton për në 1/8-at e Champions-it, e cila dukej ekipi më pak i fortë nga rivalet e vazos së dytë. Gjithsesi, nëse ky është mendimi i medias sportive, nuk është absolutisht dakord Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i bardhezinjve, i cili në këtë duel do të ketë përballë, ndonëse në rolin e trajnerit, ish-shokun e tij te Lacio, Serxho Konseisaon.

Ish-mesfushori sulmues dhe “Arusha Çeke” kanë luajtur së bashku dy sezone në Romë, duke fituar edhe titullin kampion në vitin 2000, prandaj me të drejtë Nedved nuk kërkon kurrsesi që të nënvlerësojë mikun e tij dhe skuadrën portugeze. “Në Champions nuk ka skuadra të dobëta, përkundrazi janë të gjithë shumë të forta dhe neve një mësim të mirë për këtë që them na e tregoi Lioni sezonin e kaluar. Skuadra si Porto janë mësuar të luajnë çdo vit dhe prej dekadash radhazi në Champions, prandaj për të kaluar përpara duhet që në muajin shkurt të jemi në formën tonë më të mirë. Ndonëse nuk mund të them me siguri se njoh çdo lojtar të Portos, njoh shumë mirë trajnerin e tyre, Serxho Konseisaon. Kemi luajtur së bashku te Lacio, shumë besoj e kujtojnë se çfarë lojtari fantastik dhe dinak ka qenë në fushë, por ju siguroj se i tillë është edhe si trajner.

Nëse sheh Porton, ajo luan me një 3-5-2, sepse Konseisaos i pëlqen kundërsulmi dhe shpejtësia e lojës nga krahët, prandaj jam i bindur se na presin 180 minuta shumë të vështira. Si mundet Porto? Duke përsëritur ndeshjen që bëmë në ‘Kamp Nou’ kundër Barcelonës. Ne duhet që deri në shkurt të përmirësojmë formën tonë, të bëjmë lojën tonë dhe të mos i përshtatemi rivalit. Kështu avancohet në Champions, – vazhdon Nedved, që në fund karikon edhe Ronaldon. – Shorti me Porton besoj se do të ketë karikuar edhe Kristianon. Për të ky është një derbi, ndaj rikthimi në Portugali për ish-lojtarin e Sportingut do të jetë më i bukur se kurrë. Dhe kur bëhet fjalë për derbi, vështirë se Ronaldo i gabon të tilla sfida.

Related posts

TRONDIT MERKATON E VERËS/ Barcelona “sakrifikon” 3 lojtarë, ja mega oferta për Neymar

Delo.autor

Korça befason: Tubim masiv kundër UEFA-s, jo kunder trukimeve!

Q.Autor

FOTO/ Neymar surprizën futbollistin e kombëtares shqiptare, ja çfarë i ka dhuruar

Q.Autor

Leave a Comment