Futboll Sport

DYSHJA MARTINEZ-AGUERO FANTASTIK/ Argjentina kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Amerikës (VIDEO)

Argjentina dhe Katari zhvilluan mes tyre në “Arena do Gremio” ndeshjen e fundit të Grupit B të Kupës së Amerikës.

Të dy ekipeve u duhej patjetër fitorja, për t’u kualifikuar dhe Argjentina nuk zhgënjeu, por arriti të mposhtë kundërshtarin me rezultatin e pastër 2-0, duke prerë biletën për në çerekfinale.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 të skuadrës së Lionel Messit, me golin e shënuar në minutën e 4-t nga Lautaro Martinez.

Në fraksionin e dytë, Argjentina realizon golin e sigurisë, ku Sergio Aguero në të 82’ pas një aksioni individual e dërgon topin në rrjetë.

Me këtë fitore Argjentina renditjet e dyta në grup pas Kolumbisë dhe në turin çerekfinale do të përballet me Venezuelën.

Related posts

Kamza shijon mbijetesën dhe “thumbon” Vllazninë

Sadik.Autor

Ekipi gjerman që aktivizoi 11 lojtarë me të njëjtin mbiemër

Sadik.Autor

Caktohen gjyqtarët për sfidën Luftëtari – Skënderbeu, zbuloni emrat e “Bilbilave” për ditën e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment