Futboll Sport

“MILANI ËSHTË EKIP FANTASTIK”/ Leao: Europa objektiv, për titullin s’dorëzohemi

Rafael Leao shënoi golin 3-0 të Milanit kundër Ren, duke u rikthyer te goli për herë të parë pas 1/16-ave së Kupës së Italisë kundër Kaljarit.

Portugezi me golin e se enjtes ka vënë firmën edhe në Ligën e Europës, pasi kishte shënuar në kampionat, Kupën e Italisë dhe Champions. Për pasojë, portugezi rezulton të ketë shënuar në çdo turne në të cilin Milani ka marrë pjesë gjatë sezonit aktual. Në bilancin e tij personal edhe asiste, 7 asiste të shpërndara gjithashtu në të gjitha turnetë e këtij sezoni duke konfirmuar edhe fjalët e Piolit që e cilëson si vendimtar në çdo sukses kuqezi. Ndërkohë, numri 10 i “Djallit” ka dhënë edhe një intervistë për televizionin e klubit.

Sa ju mungonte goli?

Shumë, por besoj se kam luajtur mirë edhe pa shënuar. Sidoqoftë, golat janë të rëndësishëm për besimin e një sulmuesi.

Tifozët nuk ju kanë braktisur kurrë. Sa rëndësi kanë për ju?

Në fakt gjithmonë më kanë treguar besimin e tyre, madje edhe në momentet e mia më negative. Më duhet t’i falënderoj ata, por edhe shokët me familjen që më kanë qëndruar afër gjithmonë.

Dolët duket çaluar nga “San Siro”, a jeni mirë?

Pata marrë një goditje, por nuk është asgjë me rëndësi. Ndaj Monzës do të jem gati.

Si do ta cilësonit momentin tuaj?

Teo e bën lojën time të lehtë. Gjendemi mirë në fushë, kur ai ka topin, unë e di se çfarë të bëj. Zhiru shkon në shtyllën e parë, unë shkoj në atë zonë afër pikës së bardhë. Është e lehtë të lu ash me lojtarë të tillë, jam me fat që kam shokë kaq të fortë.

Sa shanse ka Milani për titullin?

Kanë mbetur edhe shumë ndeshje. Është e vështirë, por jo e pamundur. Jemi të fortë, po bëjmë mirë. Në Europë mundëm një kundërshtar të vështirë. Mund të arrijmë majën nëse punojmë po kaq fort dhe me kaq përkushtim.

Related posts

KATEGORIA E DYTË/ Fundjava nuk zhgënjen, 19 gola në 11 ndeshje

Isa.Autor

REALIZOI GOL NGA 45 METRA NDAJ SKOCISË/ “Heroi” Schick: Gjatë gjithë ndeshjes pashë lëvizjet e portierit dhe…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Shtangen “Kuqezinjtë”/ Rashford shënon një gol “BRILANT”. Ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment