Futboll La Liga

Real Madridi i ofron 35 milionë euro plus Kovacicin për yllin argjentinas

Real Madridi është i gatshëm t’i paguajë 35 milionë euro plus ta dhurojë Mateo Kovacicin për mesfushorin e Argjentinës, Keandro Paredes.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se ylli i Zenit St. Petersburgut, Paredes është në mesin e objektivave kryesore të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Kampi i Paredes e ka konfirmuar se Real Madridi ka shfaqur interesim për të.

Prandaj, gjiganti i La Ligës është i gatshëm t’i paguajë 35 milionë euro plus Mateo Kovacicin për Paredes, i cili në qershor të vitit të kaluar debutoi për Argjentinën.

Megjithatë, Kovacic nuk dëshiron të shkojë për të luajtur në ligën ruse, pasi ka oferta shumë më joshëse nga klubet evropiane.

Related posts

Lanë Botërorin, Japonia i ofron pankinën ish-kampionit të botës

Isa.Autor

Lorik Cana dhuron emocione edhe jashtë fushe, shpalos flamurin shqiptar në muzeun e Galatasarayt

Q.Autor

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ja gjesti madhështor i kapitenit të Liverpool!

Delo.autor

Leave a Comment