Futboll Premier League Sport

Man City triumfon në derbi/ Aguero rishkruan historinë. Gafa e Xhakës i kushton Arsenalit

Manchester City ka mposhtur Manchester United në derbin e shumëpritur të javës së 12-të të Premier League. Të besuarit e Guardiola-s kanë fituar 3-1 në Etihad, duke rimarrë kreun e renditjes. Sergio Aguero me golin e tij është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në derbi (plot 8 gola, baraz me Wayne Rooney).

City bëri një start tipi duke ushtruar presion që në sulm ndaj një United të përgjumur në minutat e para. Dhe si pasojë arrin të zhbllokojë rezultatin në minutën e 12’ me David Silva. Mesfushori spanjoll mori topin brenda zonës dhe e dërgoi në rrjetë nga një distancë shumë e afërt, i pakapshëm për portierin David De Gea.

Reagimi i United nuk erdhi, teksa ishin vendasit ata që vazhdonin të dominonin ndeshjen duke mos lejuar kundërshtarin të futet në lojë. Pas pushimit erdhi goli i dytë i Qytetarëve. Sergio Aguero kombinon bukur brenda zonës me Mahrez dhe lëshon një predhë në drejtim të portës, sërish e pakapshme për De Gea-n.

Mourinho reagon menjëherë duke futur në fushë Lukaku-n i cili një minutë pasi ishte futur në lojë fiton një penallti pas kontaktit me Ederson. Martial merr përsipër penalltinë dhe nuk gabon duke i dhënë shpresë miqve. Mourinho bën dy lëvizje të tjera duke futur në fushë Mata dhe Sanchez në tentativë për të bërë një tjetër përmbysje, por City vazhdon të luajë më mirë duke mos lejuar United të krijojë shumë mundësi përpara.

Dhe në minutën e 86’ ishte zëvendësuesi i Pep Guardiola-s ai që vulosi fitoren për vendasit. Gundogan shënon vetëm për vetëm me portierin pas krosit të përsosur të Bernardo Silvas.

Ndërkohë Arsenal është ndalur nga Wolves në Emirates. Të besuarit e Unai Emery kanë vuajtur shumë për të marrë një pikë ndaj një prej skuadrave më të organizuara në Premier League. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me Cavaleiro, i cili arriti të shënonte pas gabimit të Granit Xhakës. Dhe duhej pritur minuta e 86’ që Mkhitaryan të barazonte rezultatin. Arsenal mbetet në vend të pestë me këtë barazim dhe ka humbur mundësinë të ruajë ritmin e katër të mëdhave.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kosova mposht me “POKER” Lituaninë në miqësore

Delo.autor

ZYRTARE/ Klubi italian pezullon të gjitha aktivitetet sportive, shkak varianti britanik i COVID-19

Delo.autor

PAS NGRITJES SË TROFEUT NË “SELMAN STËRMASI”/ Alban Hoxha: Ka qenë një vit i vështirë, kemi kaluar…

Delo.autor

Leave a Comment