Futboll Premier League Sport

HIDHET NJË HAP I RËNDËSISHËM PËR STOLIN/ Chelsea nis bisedimet me Frank Lampard

Hidhet një tjetër hap i rëndësishëm që Frank Lampard të marrë drejtimin e Chelseat në Premier League.

Klubi i Derby County-t, me të cilin 41-vjeçari ka kontratë, ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke njoftuar se i ka dhënë leje ish-mesfushorit të bluve të Londrës të nisë bisedimet për të marrë vendin e lënë bosh nga Maurizio Sarri, që tashmë drejton Juventusin.

Legjenda e Chelseat, Lampard, është konsideruar që në fillim favoriti i madh të për zëvendësuar italianin.

Në deklaratën e lëshuar nga Derby County këtë të martë, shkruhet: “Derby County mund të konfirmojë se i ka dhënë leje Chelseat për të biseduar me Frank Lampard për pozicionin vakant menaxherial në “Stamford Bridge”. Shpresojmë që bisedimet të përfundojnë sa më shpejt, pasi sezoni i ri po afron”.

Lampard përjetoi një sezon të parë të suksesshëm në krye të Derbyt, duke e çuar në finalen e play-off-it, kundër Aston Villas në “Wembley”.

Dhe kjo duket se do të jetë e mjaftueshme për pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, që të paguajë 4 milionë paundë, që Lampard të prishë kontratën e tij me Derbyn.

Frank Lampard konsiderohet legjendë e bluve të Londrës. Ai ka luajtur 648 ndeshje me Chelsean, duke shënuar 211 gola dhe duke ndihmuar klubin të fitojë tre tituj të Premier League-s, katër FA Cup, dy Kupat e Ligës, Championsin dhe Europa League-n.

Por, nëse ai do të marrë përsipër të drejtojë në “Stamford Bridge”, do të trashëgojë një embargo transferimi, pasi Chelseat i ndalohet të blejë futbollistë në dy dritare të merkatos nga FIFA, një vendim që klubi e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Related posts

“NUK LUAJTI TITULLAR SEPSE…”/ Koeman flet për blerjen e re Sergino Dest dhe të ardhmen e Dembele

Delo.autor

Ish-lojtari i Milan “rracist” tek Kameruni, përjashton lojtarët që luajnë në Kinë

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Flet ish-mbrojtësi i “durrsakëve”: Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, besoj se…

Delo.autor

Leave a Comment