Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA GJENDJA E EKIPIT TEK SHANSET PËR KUALIFIKIM/ Trajneri Reja: Ndaj Turqisë do të luhet për gjithçka…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane “Gazetta Dello Sport”, ka dhënë opinionin e tij rreth aventurës kuqezi, gjendjes së ekipit dhe shanseve që ka për t’u kualifikuar në Europian.

Intervista e trajnerit nis me një analizë të shkurtër për dy sfidat e tij të para zyrtare në krye të stolit kuqezi.

Sa i përket ndeshjes me Islandën, Reja është shprehur: “Skuadra nuk e meritonte humbjen, pasi kundërshtari mundi të bënte vetëm një gjuajtje në portë, ndërsa ndaj Moldavisë, rigjetëm krenarinë dhe besimin te vetja. Tifozët prej kohësh nuk e kishin parë ekipin të bënte një lojë të tillë”.

Më tej Edi Reja është shprehur se ofertat ndaj tij në Itali nuk kanë munguar, madje, pas aventurës së tij tek Atalanta, i është propozuar stoli i Udineses, Beneventos dhe Veronës, por dëshira e tij është që ta mbyllë karrierën ne nivel kombëtareje, teksa shtoi se: “në momentin kur presidenti Duka më ka telefonuar, e kam pranuar menjëherë ofertën”.

Por sa janë shanset që kuqezinjtë të kualifikohen në Europian? Tekniku 73-vjeçar është shprehur se pas përfundimit të kualifikueseve ekzistojnë mundësitë që bashkëpunimi të vazhdojë.

Sipas tij: “ndaj Turqisë do të luhet për gjithçka”.

Related posts

STATIKSTIKA TË FRIKSHME/ Interi i Contes më i mirë se ai i “Special One” në 2010-ën

Delo.autor

DISFATA NDAJ CELTIC/ Strakosha pa faj te golat, Valon Berisha vendos të vetëvritet. Ja notat e shqiptarëve të Lacios

Delo.autor

“Asgjë nuk mund ta njollosë karrierën e shkëlqyer të Buffonit”

Sadik.Autor

Leave a Comment