Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FIRMOS ME SKUADRËN E RE/ Mërgim Mavraj rikthehet te Greuther Furth

Mërgim Mavraj i ka dhënë fund aventurës me Inglostadin, duke firmosur me skuadrën e re. Kapiteni i Kombëtares ka vendosur të rikthehet te skuadra e Greuther Furth, që militon në Bundesligën 2.

33-vjeçari ka qenë pjesë e Furthit 3 sezone më parë, teksa më pas u transferua te Kolni.

Pas dështimit me skuadrën e Inglostadit, e cila ra në kategorinë e tretë gjermane, mbrojtësi i Kombëtares, do të kërkojë të rikthehet në formën e dikurshme.

Kujtojmë që Mavraj iu bashkua Inglostadit në gjysmën e dytë të sezonit, pas më herët ishte pjesë e Arisit në kampionatin grek. Me Greuther Furth, shqiptari ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij në shtëpi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Related posts

RONALDO E RRIT STANDARTIN PËRSËRI/ 12 sezone radhazi me mbi 20 gola

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Man United zgjedh për stolin e trajnerit ish-legjendën…

Isa.Autor

Real Madridi përgatit ofertë 170 milionëshe për Hazard, hap bisedimet me Neymar

Isa.Autor

Leave a Comment