Futboll Premier League

“L’Equipe”: Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me L.A Galaxy 3 javë më parë

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Manchester United. Suedezi, sipas francezes L’Equipe, ka arritur akordin me klubin e MLS Los Angeles Galaxy tre javë më parë.

Ibrahimovic aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Sipas L’Equipe, sulmuesi shtatlartë ka kohë që ka arritur marrëveshjen me skuadrën amerikane.

Edhe Jose Mourinho nuk do të ishte kundër largimit të suedezit, duke u shprehur se nuk do ta mbante kundër dëshirës së tij sulmuesin.

“Nëse Zlatan kërkon të shkojë diku, ne do ta ndihmojmë për të krijuar konditat ideale, për të bërë të mundur transferimin. Nuk duam t’ia bëjmë të vështirë jetën,” ishin fjalët e trajnerit portugez.

Related posts

JO VETË ETRIT BERISHËN/ SPAL firmos kontratën mesfushor shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

PRITET ZYRTARIZIMI TEK MANCHESTER UNITED/ Mbrojtësi Varane kryen me sukses testet mjekësore

Delo.autor

KRISJET ME TRAJNERIN ALLEGRI/ Ylli i Juventusit në shënjestrën e Realit të Madridit, ja oferta…

Delo.autor

Leave a Comment