Futboll Sport

VURI BAST MBI KUALIFIKIMIN E ZVICRËS/ Gazetari sportiv mban premtimin dhe lyen flokët si Granit Xhaka (VIDEO)

Zvicra arriti një kualifikim historik mbrëmjen e djeshme duke eliminuar në fazën e 1/8-ve kampionen e botës, Francën.

Helvetët u kritikuan shumë për paraqitjet e para në grupe, por më pas i lanë të gjithë gojëhapur duke arritur të bënin të pamundurën.

Një ndër kritikuesit më të mëdhenj të Zvicrës, ishte dhe kryeredaktori i gazetës së njohur sportive ‘’Blick’’, Andreas Boni, i cili ndër të tjera kishte vendosur bast se nëse Zvicra do të kualifikohej më tej do të lyente flokët si kapiteni Granit Xhaka.

Gazetari ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet që mban premtimin dhe lyen flokët. Videoja është bërë shpejt virale duke marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Trajneri i Skocisë: Respekt për Shqipërinë, por e merituam fitoren…

Isa.Autor

RRËFEN AVENTURËN TEK STOLI I MILAN/ Sedorf: Nuk e di pse klubi më largoi, isha më i miri…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Huddersfield – Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment