Eredivisie Futboll Sport

SHUMË PRANË TRANSFERIMIT TEK JUVENTUS/ De Ligt zbulon: Idhulli im i fëmijërisë është…

Kur në mediet sportive çdo ditë e më shumë po flitet për transferimin e tij te Juventus, Matthijs de Ligt ka zbuluar se idhulli i tij i fëmijërisë është Cristiano Ronaldo.

Janë kampionët e Italisë që kanë marrë një avantazh të dukshëm dhe gjithë kjo duket shkaku i simpatisë së lojtarit për Cristiano Ronaldon.

“Gjithmonë kemi dashur të bëhemi si Cristiano Ronaldo në fëmijëri, kur kemi luajtur futboll në kopsht”, ka deklaruar De Ligt.

“Kjo ka ndodhur sidomos kur ai ishte pjesë e Manchester United. Fanella ime e parë e futbollit ishte fanella e tij gjithashtu”.

Talenti i Ajax, gjatë kësaj vere do të ndërrojë skuadër, ku po kërkohet nga Juventus, Barcelona dhe Manchester United.

Related posts

HETIM PËR PLUSVALENCAT/ UEFA me dorë të hekurt, rrezikojnë klubet e Serie A…

Delo.autor

Zyrtare/ Trajneri Lucien Favre merr drejtimin e Dortmundit

Sadik.Autor

Humbja ndaj Barçës, reagon Zidane: Reali mundet dhe do të përmbysim gjithçka

Q.Autor

Leave a Comment