Eredivisie Futboll Sport

SHUMË PRANË TRANSFERIMIT TEK JUVENTUS/ De Ligt zbulon: Idhulli im i fëmijërisë është…

Kur në mediet sportive çdo ditë e më shumë po flitet për transferimin e tij te Juventus, Matthijs de Ligt ka zbuluar se idhulli i tij i fëmijërisë është Cristiano Ronaldo.

Janë kampionët e Italisë që kanë marrë një avantazh të dukshëm dhe gjithë kjo duket shkaku i simpatisë së lojtarit për Cristiano Ronaldon.

“Gjithmonë kemi dashur të bëhemi si Cristiano Ronaldo në fëmijëri, kur kemi luajtur futboll në kopsht”, ka deklaruar De Ligt.

“Kjo ka ndodhur sidomos kur ai ishte pjesë e Manchester United. Fanella ime e parë e futbollit ishte fanella e tij gjithashtu”.

Talenti i Ajax, gjatë kësaj vere do të ndërrojë skuadër, ku po kërkohet nga Juventus, Barcelona dhe Manchester United.

Related posts

PAMJET/ Shqipëria feston kualifikimin në Play Off, tifozët gati të mbështesin kuqezinjtë ndaj Anglisë

F.autor

VIDEOLAJM/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

F.autor

U MPOSHT NGA LIVERPOOL/ Trajneri akuzon Klopp: Më talli sikur të isha homo!

Delo.autor

Leave a Comment