Futboll La Liga Sport

SUPER TALENTI BËN HAPIN E MADH NË KARRRIERË/ Joao Felix te Atletico Madrid për shifrën rekord…

Nga Benfica tek Atletico Madrid, Joao Felix bën hapin e madh në karrierë, ndërkohë që Los Colchoneros realizojnë blerjen më të shtrenjtë të të gjithë historisë së tyre, duke u përgatitur për largimin e Antoine Griezmann në muajin korrik.

Benfica ka zyrtarizuar kalimin e talentit të saj Joao Felix tek Atletico Madrid për shumën rekord të 126 milionë eurove.

19-vjeçari luzitan bëhet kështu lojtari me vlerën më të shtrenjtë i shitur ndonjëherë në kampionatin portugez.

Termat e kontratës që pritet të firmosë autori i 15 golave në sezonin e fundit të kampionatit portugez me Benficën nuk bëhen ende të ditura, pasi Atletico pritet ta zyrtarizojë në orët e ardhshme kalimin e Joao Felix në “Wanda Metropolitano”.

Spanjollët fituan kështu konkurrencën e Juventusit dhe Manchester Cityt, pasi vendosën të hapin thesin për një futbollist që ngjan shumë me brazilianin Kaka dhe mund të jetë e ardhmja e futbollit botëror, teksa cilësohet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos.

Related posts

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Probleme për sulmuesin Seferi, rrezikon ndeshjen. Trajneri Shehi ndryshon skemën

Delo.autor

MOMENTI PREKËS/ Cristiano Ronaldo shënon ndaj Arsenalit e nuk feston, golin ia dedikon djalit që humbi jetën

F.autor

Liverpooli shfaq interes për dy lojtar nga Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment