Futboll Seria A Sport

RIKTHIM I BUJSHËM NË SERIE A/ Buffon pranon kushtet që i ka vënë Juventusi

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi i bujshëm se Gianluigi Bufon do të kthehet te Juventusi.

Portieri u largua para një viti për të provuar një eksperiencë në kampionatin francez, teksa u aktivizua me skuadrën e PSG-së.

Megjithatë, portieri dhe klubi francez u ndanë në fundin e sezonit dhe 41-vjeçari u shpreh se nuk e kishte në mendje të tërhiqej.

Në këtë formë, ofertat për legjendën e portës nuk munguan, por duket se Bufon është tërhequr nga ideja për t’i dhënë lamtumirën futbollit me fanellën e klubit të zemrës.

Kështu, Bufon ka vendosur të kthehet te Juventusi, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat italiane, portieri ka pranuar edhe disa kushte të vendosura nga klubi bardhezi.

E para lidhet me rrogën, teksa Bufon do të përfitojë 2.5 milionë euro, ndërsa mund të ketë përfitim më të madh në varësi të prezencave.

Ai ka pranuar edhe kushtin për të qenë zëvendësuesi i Sheznit, ndërkohë që do të luajë disa ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve, por pas fazës së grupeve portieri polak do të jetë pa diskutim numri një.

Ndërkaq, Bufon do të luajë në Kupën e Italisë dhe disa ndeshje në Serinë A, ku do të ketë mundësinë për të kaluar numrin e takimeve të zhvilluara nga një legjende si Paolo Maldini, i cili ka koleksionuar 647 paraqitje. Bufon ka vetëm 7 prezenca më pak.

Related posts

DISIPLINA/ FSHF me 2 standarde, për Tiranën nuk ka dënime kolektive. Ndëshkohet edhe…

Isa.Autor

STUHI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Gjyqtari akuzon kolegët: Manipulojnë rezultatet për t’u ngjitur në Serinë A

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, Isak ndëshkon Kosovën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment