Futboll Seria A Sport

NJË TRATATIVË QË MBETET PEZULL/ Milan refuzon ofertën e Sheikut për Donnarumman, ja shifra që kërkon

Milani ka kthyer mbrapsht ofertën e parë të PSG-së për portierin Gigi Donnarumma.

Propozimi i drejtorit sportiv të parisienëve, Leonardo, i cili deri pak javë më parë ishte në stafin drejtues të kuqezinjve, ishte 20 milionë euro, plus kartonin e Areolas që vlerësohet 30 milionë euro.

Një shifër e vogël për “Djallin”, që e vlerëson Donnarummën të paktën 60 milionë euro, edhe pse kontrata e “gardianit” skadon në vitin 2021.

Gigi është shumë i ri, vetëm 20-vjeç, dhe duke marrë në konsideratë faktin që sezonin e kaluar Kepa la Bilbaon për t’iu bashkuar Chelseat për 80 milionë euro e Alisson u largua nga Roma për Liverpoolin për pa më shumë se 70 milionë, atëherë oferta e PSG është vërtet për të mos u marrë në konsideratë.

Një ditë më parë, Barcelona shpenzoi plot 35 milionë euro për Neton, që thjesht do të jetë alternativë e Ter Stegen te “Blaugranat”.

Milani ka dyshimet e tij për aftësitë e Areolas, që sezonin e kaluar luajti në 3 ndeshje te PSG mes kampionatit dhe Kupës përkundrejt 25 të Buffon.

Dyshime të mëdha ka dhe vetë Donnarumma, që nuk është ende i bindur për t’u larguar nga “Djalli”.

Milani është nën presionin e kohës, pasi i duhen 30 milionë euro për (Fair Play Financiar), por drejtuesit, nëse nuk rritet oferta për portierin e parë, mund të sakrifikojnë Ricardo Rodriguez dhe Kessie.

Related posts

TRAJNERI REJA NDRYSHON SËRISH SKEMËN/ Ja risia e madhe në formacion ndaj Moldavisë

Delo.autor

VENDIMI SURPRIZUES/ Sergio Ramos largohet nga PSG-ja: Do të përballem me sfida të reja

F.autor

PRAPASKENA/ Nedved bën pazar me Manchester Cityn për “YLLIN” e Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment