Futboll Seria A Sport

“E KA ZGJEDHUR KUR KA QENË I VOGËL”/ Babai Moise Kean: Djali im ëndërron të luajë për…

Moise Kean, ylli i ri i Juventus-it, ëndërron të veshë fanellën e Inter-it.

Ka qenë babai i sulmuesit që e ka zbuluar këtë: “Ma ka thënë gjithmonë, kur luante te Torino: ‘Pas Torino-s, më dërgo tek Inter-i”.

“Gjithçka ka lindur në momentin kur do blinim një fanellë dhe unë i kam thënë të zgjidhte një”, ka thënë babai i sulmuesit për “Passioneinter.com”. “Nuk ka patur asnjë dyshim dhe ka zgjedhur menjëherë atë të Martins”.

“Inter është shtëpia e tij, e ka zgjedhur kur ka qenë i vogël, do të donte të shkonte atje. Më pas varet nga ofertat që vijnë. Nëse Inter-i do t’i ofrojë më shumë nga sa fiton tani, sigurisht që do të shkojë”.

Në lidhje me incidentin e ndodhur në Euro U21: “Duhet të sillet si të tjerët, – ka thënë babai. – Unë e kam mbështetur Di Biagio-n (e përjashtoi nga sfida me Belgjikën), sepse i ka bërë të kuptojë se do të ketë pasoja nëse vazhdon  kështu. Trajneri ka bërë mirë”.

Biorou Jean Kean ka folur edhe për “Topin e Artë”: “Mendoj se sot ka dhënë vetëm 50% të potencialit të tij të vërtetë. Si baba, unë e kam thënë gjithmonë: pres që ai ta fitojë Topin e Artë. Dhe deri kur nuk do të ma sjellë në shtëpi… Jam i sigurt se do ta fitojë”.

“Po rritet, mund t’ia dalë në 3-4 vite. Nuk duhet të harrojmë se nuk ka mbushur akoma 20 vjeç dhe luan tek Juventus. Gjithashtu, ka debutuar me Italinë dhe ka shënuar dy gola”.

Related posts

SI NJË “AKSIDENT ME MAKINË”/ Ylli i Atletico-s sulmon ish-ekipin: Më shitën në momentin e gabuar

Delo.autor

Trajneri i ri i Italisë konfirmohet në maj

Sadik.Autor

Milan i ka bërë një propozim të çmendur Chelsea-it

Sadik.Autor

Leave a Comment