Futboll Sport

“MBRETI EGJITPIAN” I NDËSHKOI ME GOL/ Futbollistët e Kongos i kërkojnë foto Salah pas ndeshjes (VIDEO)

Në mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja e Egjiptit zbriti për herë të dytë në fushë për Kupën e Afrikës, teksa përballë kishte ekipin e Kongos. Egjiptianët, të cilët janë edhe nga pretendentët kryesorë për të triumfuar në këtë kompeticioni, të udhëhequr nga Mohamed Salah, i mposhtën kundërshtarët me rezultatin 2-0.

Njëri prej golave u shënua pikërisht nga ylli i Liverpulit, Salah. Pas këtij suksesi, Egjipti siguroi kualifikimin nga grupi, teksa kur ka mbetur edhe një ndeshje kanë grumbulluar 6 pikë të plota. Ndërkohë, pas ndeshjes ka nisur një polemikë nga kampi i Kongos, teksa disa prej lojtarëve u panë duke bërë foto në fushë me Salah.

Futbollistët kanë marrë kritika të shumta, teksa akuzohen se nuk e kanë vrarë shumë mendjen për disfatën dhe janë një hap larg eliminimit. Megjithatë, nuk të bie rasti çdo ditë të përballesh me Salah dhe ndoshta kritikat mund të jenë disi të justifikuara.

 

 

Related posts

“KOMBËTARJA ME LUHATJE, PASI…”/ Flet Hamdi Salihi për gjëndjen e “KUQEZINJVE” pas largimit nga De Biasi

Delo.autor

18-VJEÇARI PO SHKËLQEN ME PORTUGALINË/ Manchester City gati të paguajë 70 milionë euro për talentin…

Delo.autor

KURA E VEÇANTË/ Mjeku i Schumacherit jep detaje nga mjekimi

F.autor

Leave a Comment