Futboll La Liga Sport

SPEKULIMET PËR LARGIMIN NGA KLUBI FRANCEZ/ Flet ish-ylli i Barcelonës: Neymar ishte i lumtur me “Pleshtin”, por…

Nejmar është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato, ku së fundmi flitet për një largim të tij nga klubi francez.

Sipas lajmeve të fundit, sulmuesi është pranë rikthimit tek Barcelona, dhe ka kërkuar largimin nga klubi parizien. Për kalimin e tij tek Barcelona, ka folur edhe legjenda argjentinase, Saviola : “Ai ishte shumë i  lumtur me Mesin dhe Suarezin, por unë akoma nuk arrij ta kuptoj pse ai u largua. Për Nejmar ne po flasim për një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe ky futbollist duhet të kthehet tek Barça, në mënyrë që katalanasit të triumfojnë përsëri. Unë mendoj se ne do të shohim versionin më të mirë të Nejmar përsëri. Tani ai po kalon një situatë të ndërlikuar në nivel personal dhe kjo gjithmonë e prek atë, por nëse i zgjidh këto probleme deri në pikën ku ai mund të përqëndrohet në futboll, ai do të dëshirojë të kthehet shumë dhe Barca do ta pëlqejë shumë.”- u shpreh ish-lojtari i Barcelonës, për “Cadena SER”.saviola

E ardhmja e brazilianit pritet të jetë sërish në spanjë, tek Barcelona. Aty ku ai pritet të kthehet në formën e tij më të mirë.

Related posts

Rusi 2018/ Presidenti i federatës përpiqet të sjellë paqe tek Argjentina

Sadik.Autor

PEZULLIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Trajneri Wenger: Më blenë të gjithë lojtarët, e merituan dënimin!

Delo.autor

BRAZILIANI DHURON SHOW NË STËRVITJE/ Neymar shkatërron shokun e skuadrës me një lëvizje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment