Futboll Sport

SHTANG ME PËRGJIGJEN E TIJ/ Rooney “injoron”: Trajneri më i mirë që kam punuar është…

Padyshim që Sir Aleks Ferguson, ka qenë trajneri më i suksesshëm i Mançester Junajtid, në të gjithë historinë e klubit.

Më këtë trajner, Junajtid arriti suksese të mëdha dhe u bë ekipi më i trofeshëm në Angli. Pas tij, drejtimin e skuadrës e kanë marrë disa teknikë, por që nuk bindën, njëri prej tyre ishte Luis Van Gal.

Por, Uejn Runi, ish-lojtari i “Djajve”, në një intervistë të dhënë, kur është pyetur për trajnerin më të mirë që ai ka punuar, ka shtangur me përgjigjen e tij. Ai mendons e Luis Van Gal, është tekniku më i mirë, që ka punuar.

van gal

“Luis Van Gal është padyshim trajneri më i mirë, që unë kam bashkëpunuar. Këtë e them me bindje të plotë, 100%. Taktika dhe mënyra se si ai përgatiste ndeshjen, rëndësia që i jepte çdo detaj, ishin të gjitha të mrekullueshme. E adhuroja për këtë. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. E dinte që mënyra e tij e të stërviturit sillte shumë vështirësi për lojtarët, madje dhe ia kisha thënë, por sërish ne kishim një marrëdhënie të mirë. Unë mesova shumë nga ai dhe do ta shfrytëzojë atë kur të bëhem unë trajner”, kanë qenë fjalët e anglezit.

Related posts

RRËFEN GJITHÇKA/ Mbrojtësi Kumbulla: Ende s’mund ta besoj, është si ëndërr. Mezi pres të punoj me Mourinho

Delo.autor

Dovizioso: Cinikë dhe të kujdesshëm, kështu fitojmë titullin

Sadik.Autor

“DUAN TË SHPËRBLEJNË NDERSHMËRINË…”/ Lineker lavdëron “ndershmërinë” e Lukaku-t dhe kritikon arbitrat

Delo.autor

Leave a Comment