Futboll Sport

DINAMO TRIUMFON NDAJ BYLISIT/ Partizani rikthehet te fitorja, të kuqtë gjejnë shpëtim në Korçë

Dinamo triumfoi 3-1 ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, në përballjen që shkoi për llogari të javës së 29-të të Superiores.

Ndeshja nisi “zjarr” me dinamovitët që ushtruan presion që në fillim. Sfida u zhbllokua në minutën e shtatë, me Itodo Mandelën që kaloi mjaft mirë portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në të 28-tën, një top perfekt i Zabërgjës shfrytëzohet në maksimum nga Dejvi Bregu, i cili nga fare pranë nuk fal.

Ballshiotët u rifutën në lojë brenda pjesës së parë, teksa Flamur Ruçi ndëshkoi ekipin e Dajës, gjatë zhvillimit të një goditje këndi. I harruar në shtyllën e dytë, 23-vjeçari realizoi me një lëvizje të bukur.

Për të siguruar fitoren e Dinamos mendoi Dejvi Bregu, që kompletoi dopietën personale me një gol fantastik në të 64-tën. Dinamo është në vendin e dytë me 50 pikë ndërsa Bylis është në vendin e shtatë me 31 pikë.

Partizani takohet sërish me fitoren dhe e bën diçka në tillë në Korçë me përmbysje, teksa mundi 1-2 Skënderbeun.

Korçarët fituan penallti në minutën e 33-të, për një kontakt Preka-Bismark. Nga pika e bardhë u nis Nikaj, që me gjakftohtësi shënoi. Në të 66-tën, Kote vendosi ekuilibrat, duke finalizuar me sukses një aksion me disa pasime.

Përmbysja e madhe do të vinte në fundin e ndeshjes me Eleke që i dhuron 3 pikë të kuqve. Partizani është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin me 27 pikë.

Related posts

“TEK MILAN I RESPEKTOJ TË GJITHË”/ Calhanoglu: I lumtur që kam zgjedhur Interin, këtu dua të fitoj gjithçka

Delo.autor

BËRI IRONI ME CABAJERON PËR GOLAT E PËSUAR/ Tifozët e Chelsea “shpërthejnë” ndaj Kepa: Je më i mirë…

Delo.autor

Conte i lumtur që Mourinho po e lë në stol Pogban

Q.Autor

Leave a Comment