Futboll Sport

HUMBI PENALLTI NË ÇEREKFINALEN E “COPA AMERICA”/ Kërcënohet me jetë mbrojtësi

Futbolli në Kolumbi duket se përjetohet më shumë se në çdo vend tjetër dhe është e pafalshme të bësh një gabim në fushën e blertë. Vetëm pak ditë më parë, ishe përvjetori i vdekjes së mbrojtësit Andres Eskobar, i cili u vra vetëm se shënoi një autogol në Botërorin e vitit 1944.

Këtë radhë ka qenë mbrojtësi i Kolumbisë, Uillian Tesijo ai i cili ka marrë kërcënime me jetë nga tifozët kolumbianë. Mbrojtësi 29-vjeçar humbi penalltinë e fundit në ndeshjen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit, duke bërë që skuadra e tij të eliminohej në çerekfinale.

Kjo penallti e humbur nga mbrojtësi, mund t’i kushtojë shtrenjtë pasi në “Instagramin” e bashkëshortes së tij, kanë vërshuar një lumë kërcënimesh. Bashkëshortja e futbollistit i ka paraqitur në polici të gjitha kërcënimet e marra si edhe i ka publikuar në “Instagram”, ndërkohë që policia ka nisur nga puna për të hetuar personat të cilët kanë kërcënuar.

Related posts

“PEDERASTË DREQI”/ Futbollisti i Liverpool shpërthen ndaj “Djajve të Kuq” pasi ngre titullin

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi nga Ronaldo, talenti Chiesa rihap ndeshjen ndaj Portos me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH? Dalin detajet e reja nga marrëdhënia midis Neymar dhe drejtuesve

F.autor

Leave a Comment